RADIO VLERA

jeudi 12 février 2026

Miradie Zymberi Avdullahu : Nëse iki, më kërkoni te fjala

Miradie Zymberi Avdullahu

 










Nëse iki, më kërkoni te fjala


Me penë në dorë e shpirtin vrarë,

Unë ndjej se koha është duke kaluar,

Mbi letër lë një lot të tharë

Për botën që aq shumë e dua.


Unë e di se trupi im vdes,

Si gjethe peme, rënë mbi tokë,

Ndaj mbjell mirësi te çdo shok,

Që drita pas meje të mbesë në mes.


Nuk kërkoj pasuri e ar,

As fjalë boshe në kuvend,

Mjafton të kem diku një vend

Në shpirtin tuaj, si një pishtar.


Dhe kur të vijë ai rrugëtim,

Unë nuk ik në harresë,

Çdo varg i imi do të mbetet shpresë,

Do të mbetet mall e do të jetë kujtim.


Unë vdekjen s’e kam frikë,

E pres si mikun në shtëpi,

Se shpirti im, i mbytur në dashuri,

Do të qajë mbi varg,

Që ju të më mbani në gji.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...