RADIO VLERA

jeudi 2 avril 2026

Pranvera Karafilli :Buqetë poetike

Pranvera Karafilli











Në gotë pasioni


Më prit zemër

Sa të përgatis

Qumështin e Hënës së Borës

Me mjaltë,kanellë e shafran

Ta vendos

Poshtë dritës së saj

E pastaj ta pimë

Në gota pasioni

Le të festojmë, shpirt

Le të ngrejmë dolli

Për qetësinë e dimrit

Të ngrohemi brenda botës sonë

E pastaj,le të dehemi

Dhe mendimet e bukura

Si bletët e çmendura

Le të na ndjekin...


Atë natë


Oh....atë natë...!

S' më zuri gjumi

Erdha te Ti

Si asnjëherë tjetër

Me mallin, mal

Qava pa turp

Kur zemrën

E ktheva drejt Teje

Me engjëj rrethuar në Tokë

T' i rrëfeva gjithë të fshehtat

Atë natë...

Oh...atë natë...!

U ula te pragu yt

Pëshpëritjet e djallit heshtën

Dhe unë përsëri nuk fjeta

Injorova të gjitha netët

Për të qenë pranë Teje

Nën qiellin 

E mbushur me engjëj

T' u dhashë e tëra

Natën e 1000 Hënave...Zot!

Ti hape derën...


Më këndojnë ninullat


Tymos

Në trotuaret e universit

Si një yll i humbur

E papërsosur

Si një fotografi

Me fjalë të lodhura

Ajo që dhemb më shumë

U rrëzua

Mbretëria e së ardhmes

Ndërtuar tullë pas tulle

Vdiqa unë...

Ti

Nuk solle asnjë lule te varri

Nga frika 

Mbete një poezi e shkruar

Me stilolaps

Që i ka mbaruar boja...

Tek unë

Vijnë ca pulëbardha

E më këndojnë ninulla...


 

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Skender Berisha : GJATË TË KAM KUJTUAR

Skender Berisha   GJATË TË KAM KUJTUAR Shkunde edhe pak atë borë shpirti po të ngrin gjatë po të ngrin ta dish këtu e ke folenë shtëpinë shk...