RADIO VLERA

jeudi 22 janvier 2026

Fitnete Bashota Krasniqi : Buqetë poetike

Fitnete Bashota Krasniqi
 











MOS HARRO


Mos harro, tha, se gjithkush

nuk të mban në zemër.

Pse?

Nuk kanë fuqi as të të shohin,

as të të duan.


Por, në këtë botë, e vetme s’do të jesh.

Ktheji sytë nga Perëndia, shiko,

se aty do të më gjesh.


Mos harro – kujdesu për veten,

lufto edhe e vetme.

Sa të kesh fuqi, mos u dorëzo,

shpërndaj mirësi.


Ktheji sytë nga qielli,

se atje të sheh një Perëndi.


GJUHA E DHIMBJES

(Dedikim babait tim, prof. Hajzer Bashota)


Gjuha e dhimbjes flet për dashurinë tënde ndër vite,

ulërin me zë të shtirur e më sjell në kujtesë

ato vite të bukura

që ti m’i zdrite.


Gjuha e dhimbjes tash s’thotë asgjë para teje,

qëndron ashtu, si akull i ngrirë.

Sot u bënë pesë vjet

që ti rri i vdekur, në varr i shtrirë.


E unë flas me heshtjen e dhimbjes,

përpara lapidarit tënd qëndroj e mpirë;

çdo qelizë thërret emrin tënd, e ti nuk flet,

unë rri pa zë, nën peshën e dhimbjes, e ngrirë.


Të gjitha gjuhët flasin, bërtasin, thërrasin,

qajnë e qeshin në mënyrën e vet,

por gjuha e dhimbjes sime,

nga brenda, gërhet.



POETI


Fjala e poetit është si drita e qiririt,

që shkrihet e përvëlohet brenda vetes,

e nën dritën e venitur

qan, përmallohet, gëzohet,

hap shtigje,

sepse vetëm ai e di rrugën e tij.


Fjala e poetit është si deti:

herë i qetë, herë i tërbuar,

kohërat i qan me furtunë,

i ikën hera-herës vetes, bëhet dritë,

shkrihet,

por nuk shuhet kurrë!

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...