![]() |
| Mirushe H.Musa |
Vashë Kurbetqare
S'i vashë e brishtë rritesha bregut,
Me flokët e arta si dallgët i ngjaja detit.
Me grimca ylli kisha qendisur jelekun,
Në fytyrë hanën si një sferë argjendi.
Vendlindja është manushaqe me erë,
Shpirtin ma lidhi me rrënjët e të parëve.
Me grimca dielli që thyhen në pranverë,
Me hanën xhevahire që flen mbi pullaze.
Se kisha paramenduar kurrë më parë,
Shtegëtimet kaq të rënda dhe delikate.
Në udhëkryqet e botës si zog i humbur.
Fati më përplasi si vashë kurbetqare.
Mendja me rrinte pas vegimit të vjetër
Ato udhët e moçme me baltë i kujtoj.
Muzgjet e kuqe që zbrisnin mbi ujëra,
Vetë qëndroja mes tyre si një shqiponjë.
Dhimbja në shpirt plas nga melankolia,
Si hymn i moçëm ardhur nga legjenda.
Kur kurbeti të rëndohet mbi shpatulla,
Dhe flatratë e korbit të zi i bën të bardha.
Mirushe Musa me 24 shkurt 2026 nga Gjermania !

Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire