![]() |
| Mirushe H.Musa |
SI FLUTUR NË KOPSHTIN TIM
Çdo pranverë, kur çelin lulet,
Ti në kopshte bredh si flutur.
Me aromë të luleve më deh
Me buzëqeshjen tënde të bukur.
Unë do të flas me erën e malit,
Mrekulli për ty të më falë.
Me të falë shkëlqimin e hënës,
Dhe diellin në ballë të ta varë.
Edhe muzgun me rrezet e kuqe,
Kur të zbresë lehtë mbi liqen.
Të ta falë të kuqen e mbrëmjes,
Mbi flokët e arta le të shkëlqen.

Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire