![]() |
| Kumrie Avdyl Shala |
LIRI E BURGOSUR
Deri kur po e nëpërkëmbim lirinë?
Shkuan 18 vite – pavarësi e varur,
që lirinë e burgosëm me duart tona.
E kapëm për fyti, nuk po e lëmë më
të shohë dritën me sy.
Shkuan 18 vite pavarësi
me shpresë se do ta kuptojmë
se liria është gjëja më e shtrenjtë e njeriut.
Lirinë po e gëzojnë ata
që hedhin valle mbi vlerat e kombit tonë,
mbi mundin dhe sakrificën e atyre familjeve
që lufta ua dogji shpirtin,
ua hapi plagë për gjithë jetën.
E shumë nga ju po hidhni kripë
mbi plagët e hapura,
duke ndihmuar agresorin shekullor serb.
U bënë 18 vite ndrydhje e shtypje
për ato familje që dhanë bijtë e bijat e tyre,
dhanë pjesë të trupit, dhanë ëndrrat,
dashurinë e shpirtit,
dhanë emocionin për lirinë
e kësaj toke dardane.
Shkuan 18 vite
dhe lirinë e burgosëm me duart tona.
T’ua uroj pavarësinë e shtetit dardan
apo të vajtoj për lirinë e vëllezërve tanë?
Si ta quaj këtë pavarësi:
të varurapo liri të burgosur për lirinë?
Eh, pavarësia e Kosovës
favorizoi nëpërkëmbësit – gjarpërinjtë helmues,
dhe i ngriti në këmbë zvarranikët pakurrizorë.
Për hajër ju qoftë pavarësia e Kosovës.
Liri e rëndë ishte për familjet
e kategorive të luftës së UÇK-së edhe pas 18 viteve.
Vallë, kur do të mbushemi mend, o vëllezër?
Deri kur do ta nëpërkëmbim lirinë e njëri-tjetrit?

Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire