RADIO VLERA

mardi 17 février 2026

Shkurte Berisha : KOSOVA, SHTET I RI

Shkurte Berisha

 










KOSOVA, SHTET I RI


Malet e fushat rënkonin natë e ditë

Nga amaneti i të rënëve për liri;

Shpresonin që Kosova të dilte në dritë,

Të ishte më vete, në pavarësi.


Fushat me lule të kuqe u mbuluan,

Kapilarët e tokës qarkullonin gjak;

Trimat e heshtur nuk qëndruan,

Me hasmin luftuan flakë për flakë.


Nën flamur bënë një betim:

“Do të luftojmë deri në çlirim;

Para do të ecim, pas nuk ka kthim,

Në fitore patjetër kemi besim.”


Erdhi 17 Shkurti më në fund,

Vendi nga lajmi i bukur u tund;

Kosova u zgjua e lumtur në liri,

Bota njohu edhe një shtet të ri.


Shkurte Berisha

09 janar 2026

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...