RADIO VLERA

mardi 17 février 2026

Selvete Dervishi Nimani : LIRIA NUK GJYKOHET

Selvete Dervishi Nimani

 










LIRIA NUK GJYKOHET


Çka dëgjova sot, mos e dëgjofsha kurrë,

Mbi pragun e shtëpisë sot po hidhet gur!

Ata që dhanë zërin kur bota po heshtte,

Sot prangat i presin nëpër salla të vjetra.


Turp mbi ju që ngritët këtë gjyq të zi,

Mbi besën që ju dhamë thurët tradhti!

Me votën e mashtruar na vutë në pranga,

Miqtë na kthyen shpinën te varret e gjata.


Si mund ta barazoni dorën që mbron pragun

Me atë që dogji fshatra, vrau fëmijë e plakun?

Si mund të gjykohet ushtari i lirisë

Përballë kriminelit të zi të Serbisë?


O Evropë e vjetër, ku e ke fytyrën?

Pse po ia mbyllni shpresës sonë derën?

A jeni bërë vegla të një padrejtësie,

Apo keni harruar erën e kësaj lirie?


Në salla të ftohta, ku historia tjetërsohet,

E vërteta e pastër kurrë nuk burgoset!

Gjaku i dëshmorit nuk fshihet me letër,

Liria s’është krim, as sot e as nesër.


Ne nuk heshtim kurrë, ne nuk harrojmë,

Nderin e këtij kombi ne do ta mbrojmë!

Sepse çlirimtarët janë vetë historia,

Mbi çdo pabesi do të shndrisë lavdia.


Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...