![]() |
| Kumrije Avdyl SHALA |
Rrokulliset loti
Gjerdanet e luleve
i mbolla në kopshtin e korbave,
i mbështolla me dashuri,
me lotin e vakët i ujita.
Unë të fala dashurinë e botës,
vetëm lotin mos ta shoh
duke u rrokullisur faqeve.
U inatosa me natyrën,
pse lulet nuk kanë ngjyrë jete.
Edhe nga rrezet e diellit u pezmatova,
pa mëshirë këputa lulet rrëzë malit.
Se as iriqi nuk largohet dot nga ferrat,
ai në ferrë mbetet.
Peshova çdo shkronjë e fjalë,
çdo rreshti i dhashë mendim,
vetëm e vetëm
lumi të mos ndërrojë shtratin,
që të rrjedhë si gjithmonë
mes pemëve të fshatit.
Edhe ahu në mes të livadhit
lëshon rënkime.
E ti, me inat, e shikoje në heshtje,
me sy kërkoje rrezet e diellit,
vetëm lotin mos ta shoh
duke u rrokullisur faqeve.

Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire