RADIO VLERA

mercredi 18 mars 2026

Mirushe H.MUSA : HARFA E DASHURISË

Mirushe H.MUSA

 










Harfa e Dashurisë


Unë nuk trembem pse nuk di të luftoj,

Dashuria për ty mburojat m’i këputi.

M’i ktheu gishtat në harpën e lashtë të Orfeut,

Që me zërin hyjnor ndali rrjedhën e lumit.


Unë, si perëndeshë, ndeza zjarrin e lojës,

Shpirtin ta ktheva në luftëtar të Trojës.

Portat e tua të zemrës i mbylla rreth vetes,

Që ti të mos bëhesh burgu i vetvetes.


S’pendohem që përulem para dashurisë,

Ajo është mit që fronet i ka rrëzuar,

Edhe heronjtë e mëdhenj të epokës,

Në fushë s’u thyen, para dashurisë u dorëzuan.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Rinore Zymeri - Buqetë poetike

Rinore Zymeri Jeta në thjeshtësi Nuk dua pallate që prekin retë, as pasuri që zemrën e lënë shkretë, më mjafton një buzëqeshje në mëngjes, d...