RADIO VLERA

mercredi 18 mars 2026

Agim GASHI : PO PERZIHET PARLAMENTI

Agim GASHI

 










PO PERZIHET PARLAMENTI

       (Vargje satirike)  


Po përzihet o parlamenti,

hej, na u kanë rrokë zotnitë ndër veti.


Na u kanë rrokë e i doli tymi,

hej, luftë po bëjnë Vjollca e Albini.


Luftë po bëjnë, e haj medet,

hej, jo për popull, po për pushtet.


Njani tjetrit o i gjuajnë me fjalë,

hej, me akuza hiç pa ndalë.


Me këto sjellje hasmin e kënaqin,

hej, populli i shkretë e paguan haraçin.


Në këtë luftë o të vështirë,

hej, opozita po bën sehir!


Thonë dy veta o kur të rroken,

hej, ai i treti o e hjek shokën.


Zo kësaj lufte o kush na i prini,

oooo, Vjollca jonë e babë Albini, ooo hejj!


18.03.2026 St.Lousi - Francë


P.S Mund te behet edhe këngë edhe pse s'na u ka ba me këndu!

      (Pa ofendime iu lutem)

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Skender Berisha : GJATË TË KAM KUJTUAR

Skender Berisha   GJATË TË KAM KUJTUAR Shkunde edhe pak atë borë shpirti po të ngrin gjatë po të ngrin ta dish këtu e ke folenë shtëpinë shk...