RADIO VLERA

lundi 16 mars 2026

Agim GASHI : QENI DHE GOMARI

Agim GASHI


 










QENI DHE GOMARI

Në një ditë pranvere,
në një ditë të nxehtë,
qeni dhe gomari
zhvilluan këtë bisedë.

Në një ledinë me bar,
aty pranë malit,
qeni iu drejtua
me këto fjalë gomarit:

“Shyqyr që erdhi kjo kohë,
dhe e pritëm këtë zaman,
kjo teknologji
i shpëtoi edhe gjànë.

Më ngarkonin me dru
që i sillja nga mali,
shkopin kurrë s’ma ndante
gjatë rrugës fshatari.”

Pas tij, me ankesa,
filloi edhe qeni:
“Mua më linin jashtë,
nën hambar te veni.

Vazhdoj i gëzuar:
“Tash jam krenar,
në shtëpi tash fle
dhe me zonjën e parë.

Më marrin me vete
edhe në qytet,
ushqimet për mua
i blejnë në market.”

Gomari i tha qenit:
“Më vjen mirë për besë,
por ne që ngelëm pak
kemi një ankesë:

Jam duke u habitur
dhe po më vjen seri,
që specia jonë
po shndërrohet në ‘njeri’!”

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Skender Berisha : GJATË TË KAM KUJTUAR

Skender Berisha   GJATË TË KAM KUJTUAR Shkunde edhe pak atë borë shpirti po të ngrin gjatë po të ngrin ta dish këtu e ke folenë shtëpinë shk...