RADIO VLERA

dimanche 15 mars 2026

Mirushe H.MUSA : NË AMSTERDAM

Mirushe H.MUSA

 










NË AMSTERDAM


Pa u parë fare, sytë flasin pa fjalë,

Heshtja mes nesh bëhet poezi e rrallë.

Qielli kaltëron si det e oqean,

Yjet panë takimin tonë në Amsterdam.


Era lehtë i thur vargjet pranverore,

Qirinjtë digjen qetë mbi tryezë.

Qetësinë ma prish kur pranë të kam,

Shpirti pa ndjenja mbetet një dramë.


Ndjenjat shkëndijojnë, prush që ndriçon,

Nata rri e qetë, sonte nuk zhurmon.

Retë qëndrojnë si dallgë lundruese,

Përballë unë, ti dhe dashuria verbuese.


Prania jote ngjalli ëndrrat e tretura,

Fjalët, magji e mbrëmjes, mbeten.

Dhe kuptova se dashuria s’kishte fund,

E fshehur, shkrirë në një yll të vetëm.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Rinore Zymeri - Buqetë poetike

Rinore Zymeri Jeta në thjeshtësi Nuk dua pallate që prekin retë, as pasuri që zemrën e lënë shkretë, më mjafton një buzëqeshje në mëngjes, d...