RADIO VLERA

dimanche 19 avril 2026

Skender Berisha : GJATË TË KAM KUJTUAR

Skender Berisha

 










GJATË TË KAM KUJTUAR


Shkunde edhe pak atë borë shpirti

po të ngrin gjatë po të ngrin

ta dish këtu e ke folenë shtëpinë

shkunde pak dhe eja ecim bashkë


kapërce atë shteg të akulluar

hidh tej pezmin e mbledhur

mos të prishet ai shtat i hedhur

një këngë shpirtit del e kulluar


dal e të pres atje te ledhi i vjetër

koha shkoi ti mbete kujtim i patretur

vatra e harruar e do zjarrin ndezur

si nuk plasi kaq vjet i shkoi vetëm


dridhet gjethesh ftoi që nuk të harroi

hamë një kokërr që ta kam ruajtur

që vjet erëzuar e shumë verdhëzuar

ti veç ti këtë shpirt ke për ta gëzuar


19 prill 2014,Prizren

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Rinore Zymeri - Buqetë poetike

Rinore Zymeri Jeta në thjeshtësi Nuk dua pallate që prekin retë, as pasuri që zemrën e lënë shkretë, më mjafton një buzëqeshje në mëngjes, d...