![]() |
Njē Fabulë!
MACJA DHE PELLUMBI
Njëherë ishte një mace e bardhë, që kur ishte e vogël ishte shumë grindavece. Ajo i ngacmonte të gjithë edhe pse nëna e saj e qortonte çdo ditë.
Sa më shumë rritej, aq më shumë binte në sy me bukurinë e saj. Por bashkë me bukurinë, rritej edhe sjellja e saj e keqe. Ajo shpesh i trajtonte keq të tjerët dhe nuk dinte të sillej me dashuri.
Një ditë u miqësua me një maçok që e donte shumë, por pas një kohe ai u nda nga jeta. Macja u mërzit, por nuk ndryshoi.
Më vonë njohu një tjetër, por edhe ai u lëndua rëndë dhe u largua. Përsëri, macja nuk mësoi, se si duhet dashur dike.
Me kalimin e kohës, të gjithë filluan t’i largohen, sepse kishin frikë nga sjellja e saj. Ajo mbeti vetëm. Në oborrin e saj,erdhi nje Pellumb,për qudi macja nuk e ngacmoj e as nuk i bëri keq. Filluan të flisnin ne gjuhën e tyre dhe u bënë miq.
Pellumbi e këshillonte: Tani je edhe nënë, duhet të japësh shembull të mirë.
Por macja nuk e dëgjoi dhe u largua prej tij.
Vitet kaluan. Macja u plak, u dobësua dhe mbeti krejtësisht vetëm. Askush nuk donte më të rrinte me të.
Pellumbit i kishte mbetë fiksim macja e bardhë dhe vendosi te shkonte tac vizitonte njëherë fshehurazi. Kur macja e pa, filloi të qante: Nuk e kam menduar kurrë se do të vish përsëri…
Pellumbi iu afrua me dashuri: Unë nuk të kam harruar kurrë.
Macja u pendua për gjithçka që kishte bërë:, Egoja dhe inati më lanë vetëm…
Pellumbi, i tha e di,prandaj unë u largova nga ti, por dhemshuria për ty, më solli prap tek ti, sepse e dija se do të mbetësh vetëm. Unë kam vendosur qe të qëndroi pranë dhe te ndihmoi deri në fund te jetë tende. Keshtu qe pellumbi vendosi qe ti rri afër sajë, ti sjellë ushqime, dhe të bisedojë me të,qe t'ia largonë dhëmbjen e vetmisë. Keshtu që femijë te dashur shokt e mirë duhet ti ruani si sytë e ballit.

Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire