![]() |
| Mirushe H.Musa |
Mrekullia e Natës
Hëna ndezi qiellin, nata u ndriçua,
Në dhomë qirinjtë u shuan pa shkas.
Shiu trokist në xham pa pushim,
Herë pikturon yjet ,herë hanën si hark.
Retë veshën udhët me vesë prej elmazi,
Si hije pashë flokët e saj,të zinj si flatra,
Bukuri zane, krenare,si shqiponjë mali,
Në mes të dimrit, pranverë çeli nata.
Një vorbull stinësh derdha në penë,
Ngjyrat perzihen me shiun duke shkruar.
Zemra ime, rrahjet,ngadalson si një liqen,
Mbi te cilin bien yjet natën për të pushuar.
Rrinte në piedestal si një pikturë nate,
Si hyjneshë dardane e kohërave mitike.
Shiu nuk m'i shuante ëndërrat në xham,
Ajo mrekulli nate si vullkan më digjte.
Me 17 prill 2026

Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire