RADIO VLERA

lundi 16 février 2026

Miradie Zymberi Avdullahi : Për Ty Kosovë

Miradie Zymberi Avdullahi











Për ty, Kosovë


Në këtë tokë ku buka ka shije loti,

Ku çdo pëllëmbë mban emrin e një djali,

Deshën të na fiknin si qiriun që moti,

Të na bënin hi në rrëzë të malit.


Ishin netë të gjata, pa hënë e pa yje,

Kur thika e ftohtë kërkonte të na priste,

Por ne kishim rrënjët e thella në pyje,

Dhe gjaku i derdhur veç liri bërtiste.


Mos më pyet, bir, pse gjyshja rri e heshtur,

Pse sytë i mbushen lot kur sheh atë flamur;

Ajo pa shtëpinë, midis flakësh, të zhveshur,

Dhe zemrën e bëri të fortë, gur.


Erdhi shkurti i bardhë mbi malet me borë,

Dhe prangat e rënda u bënë thërrime;

Liria na preku me të ngrohtën dorë,

Si nuse e bukur, plot dritë e bekime.


Sot frymojmë lirshëm në vendin e lashtë,

Mbi këtë qiell s’ka më re të zeza;

Je ëndrra që mbin përtej çdo rrethimi.

Urime Pavarësia, Kosovë,nder breza!



 

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...