RADIO VLERA

lundi 16 février 2026

Mark Gjetja : Kur i shoh sytë e tu

Mark Gjetja

 










Kur i shoh sytë e tu


Kur i shoh sytë e tu,

unë të shoh, ti më përshëndet.

Shoh diell e hënë, fusha ku rend,

shoh sytë e tu si valë në det,

kur derdhet loti prej qerpikut tënd.


Ke sytë si qielli në kaltërsi,

porsi dielli kur zbardh mëngjesin.

Kjo natë e ngrohtë më sjell tek ti,

si mijëra yje kur qiellin ndezin.


Një herë në festë më kishin ftuar,

kjo vajzë e bukur më rri përballë.

Filloi të skuqej, e lumturuar,

buzëqeshur kërcente nëpër sallë.


Sa bukuri kishte kjo natë,

dhe unë e ftova për të kërcyer.

Lëshonte dritë si hënë e zjarrtë,

me sytë e saj më kish rrëmbyer.


Mbi krahë lëshohej qetë e qetë,

mbështetur në trup, kokën afron.

Kish veshur një fustan të lehtë,

varur mbi gjoks një medalje.


Goja e saj si aromë në vjeshtë,

zjarr ish ndezur brenda në gji.

Në sallë dëgjohej një klarinetë,

në sytë e saj shoh sytë e mi.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...