RADIO VLERA

lundi 16 février 2026

Esmeralda Bregaj : Si pulëbardhë mbi Adriatik

Esmeralda Bregaj
 










Si pulëbardhë mbi Adriatik


Kjo jam unë, një grua

që peshkon kujtimet.


Ah, si më iku ai moment —

ishte peshk pa hile,

i dalë nga Adriatiku vetë.


Më tutje, një sardele

hidhet e dridhet si kordele.

Pak më tej, një peshkaqen —

ma zure rrugën, o i uruar.

Shporru, hiqu, s’jam e verbuar.


E kur delfini puth valët,

si pulbardhë hap krahët,

lundron,

kërcen,

me detin dashuruar,

me botën në paqe shtruar —

aty u hap një derë.


Isha unë,

si lule me erë,

me jetën dashuruar,

me kujtimet përqafuar,

aty ku edhe të hidhurat duhen bekuar,

se pa to jeta mbetet e vetmuar.


Një grua që mban detin në duar —

si pulbardh mbi Adriatik.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Skender Berisha : GJATË TË KAM KUJTUAR

Skender Berisha   GJATË TË KAM KUJTUAR Shkunde edhe pak atë borë shpirti po të ngrin gjatë po të ngrin ta dish këtu e ke folenë shtëpinë shk...