RADIO VLERA

lundi 16 février 2026

Brixhilda Dede : Harresë që vret

Brixhilda Dede
 










HARRESË QË VRET


Nuk ta dhashë shpirtin për të më shkelur,

Në dashuritë e mëdha besoj.

Të dhashë pa menduar fundin,

Me kujtime, nesër të rroj.


Pas dashurisë nuk ftohet breshëri,

Por mirënjohja dhe respekti.

Mendimin e fundit do ta merrja me vete,

Të falja qiellit lezetin.


Mos më bëj të vdes pa vdekur!

Mos më merr frymën e gjallë.

Pakëz vend bëji dashurisë,

Të flejë rehat në shtratin e saj.


Nuk kërkoj të qëndrosh me zor,

Në një lidhje ku besimi është tundur.

Kështu vret dashurinë e gjallë brenda meje.

Më vret dritën, humb shkëlqimin.


Qëndro si të mundesh formë e ndjeshme,

Si dëshmitar i heshtur brenda mendimit,

Apo si guxim në kohë të hershme.

Nëse je e vërtetë, më dil në shteg,

Kuptimin e plotë të japim jetës.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...