RADIO VLERA

lundi 16 février 2026

Mirushe H.Musa : Petalet e shkurtit

Mirushe H.Musa

 










Petalet e Shkurtit


Në shkallët e lagura nga shiu i shkurtit,

Hedhur në prag një trëndafil me ngjyrë.

Disa fjalë të thurura nëpër gjethe,

Shkruante: "Të dua", e thjeshtë, e mirë.


Brenda stuhive të padukshme të natës,

Lëshonin rrënjë tingujt magjikë të yjeve.

Shiu mbi petalet thurte ëmbël melodinë,

Petalja e kuqe ngjyroste mbi dashurinë.


Rrëfimet e heshtura mes shiut dhe lules,

Zgjuan yjet dhe hënën në natën e shenjtë.

Ndjenjat e të dashuruarve thellë i tundi

Dita e Shën Valentinit, 14 shkurti.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Rinore Zymeri - Buqetë poetike

Rinore Zymeri Jeta në thjeshtësi Nuk dua pallate që prekin retë, as pasuri që zemrën e lënë shkretë, më mjafton një buzëqeshje në mëngjes, d...