![]() |
| Teuta Sulaj |
GËZUAR KOSOVË
Si zonjë e rëndë je veshur sot,
Kosovë e madhe me flamur.
Sot kënga jote buçet më fort,
Një hymn i bukur që s’shuhet kurrë.
Kjo Pavarësi, kurore floriri,
Fustan i derdhur, për shtat të rri.
Kosovë, Gezuar pavarësinë,
Sa gjak ti derdhe për lirinë.
17 Shkurt e 17 vjet,
Vite lirie plot hijeshi.
Shumë burra trima jetën flijuan
Për të të sjellë lirinë ty.
Jehonë lirie përçjellin malet,
E oshtima Shqipërinë mbulon.
Kjo është kënga e pavarësisë,
Një këngë lirie që na bashkon.
Gezuar festen në përjetësi,
Në çdo konak e në çdo trevë.
Këndoni fort pleq e fëmijë,
Për ëndrrën tuaj që kurrë s’u tret.
Nga larg të uroj me shpirt e zemër,
Me forcën e një vajze laberie.
Me një iso labe ta dërgoj këngën,
Gezuar pavarësinë, Kosovë e trime!

Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire