RADIO VLERA

lundi 19 janvier 2026

Klodiana Klodi : KA QEF TË MBAJË TRUPIN

Klodiana Klodi


ana Klodi

KA QEF TË MBAJË 










KA QEF TË MBAJË TRUPIN


Ti bën dallim nga shumica e grave

emocionalisht të mpira, krahëprera,

fshehin dhimbje të thella larg parave,

mbahen te shpresa, si përherë.


Kanë frikë për nesërmen e heshtjes,

mbijetojnë, rritin fëmijë që s’i lindën,

mësuan të mos dalin kurrë prej vetes,

gjithë jetën u munduan, s’u bindën.


Stimulimi që t’ndihen gjallë – respekti,

ka qef të krihet e të vendosë të kuq;

thuaj fjalën e ëmbël, s’bëhet kiameti,

buzëqeshja s’vonon, hapet burbuq.


Ka qef të mbajë trupin, ndjen gëzim,

paqen e shpirtit e merr me vete dritë;

prezenca ime i vjen thjesht si shërim,

me një “mirëmëngjes” jemi gjallë përditë.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...