![]() |
| Shkurte Berisha |
FALËNDERIM PËR RADIO VLERËN
Mirëmbrëma, Radio Vlera,
Emisioni: “Pesha e fjalës”.
Zërin tonë tek ti e sjell era,
Si deti që i këndon valës.
Në valët e tua rreh zemra e gjuhës,
Që lidh poetë nga bota anembanë,
Si në dasmën e dhëndrit me nusen,
Ti i bashkon në një tingull të rrallë.
Fjala e etërve bëhet më e gjallë,
Merr frymë, merr dritë, merr jetë,
Dhe vargu që lind e bëhet mall
Në mikrofonin tënd bëhet i vërtetë.
Dhe poezitë e mia i mblodhe në një pikë,
I ngrite lart mbi zërin e ngrohtë,
Ato gjetën një qiell ku fluturuan pa frikë,
Unë ndjeva se pena ime s’ishte më e ftohtë.
Prandaj sot me mirënjohje të shkruaj
Për dritën që ndez në çdo zemër,
Se ti nuk lexon veç vargje në gjuhën tënde,
Ti u jep shpirt, u jep zë, u jep emër.
Faleminderit për peshën që fjalës i jep,
Për artin që mbjell pa zhurmë e pa zë,
Nga Franca, ku rreh shqipja në çdo cep,
E mban poezinë gjallë dhe nuk e lë të fle.
Shkurte Berisha
13 shkurt 2026

Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire