RADIO VLERA

dimanche 18 janvier 2026

Vera Gjonaj : JO,NUK JAM MËRZITUR

Vera Gjonaj

 










JO,NUK JAM MËRZITUR


Jam thjesht e mbushur me mungesa,

me netë që s’kthehen më,

me zëra që sot jetojnë

vetëm brenda meje.


Më ka marrë malli për shkallët e shtëpisë,

ku koha ndalonte pa na pyetur,

për kafen që ftohej në duar,

ndërsa zemrat tona digjeshin

nga e qeshura e pafajshme.


Më dhemb oborri i vjetër,

sepse sot fëmijët tanë luajnë aty,

pa e ditur se ne kemi lënë shpirtin tonë

në çdo hap, në çdo rënie,

në çdo ëndërr fëmijërie.


S’ka vend që ma kthen ndjesinë e shtëpisë,

asnjë derë që hapet

si ajo e dikurshmja.

Mungon ngrohtësia që s’blihet,

ajo që lindte nga zërat,

nga prania, nga dashuria.


E mbi të gjitha, më mungon nëna ime:

dora e saj mbi flokët e mi,

qetësia që më jepte pa fjalë,

risku i bukës me vaj e sheqer.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...