RADIO VLERA

dimanche 18 janvier 2026

Halil Xani : Vargje satirike

Halil Xani
 











DIALOG

(Me deputetin)


Unë: Mirëmbrëma, deputet!

Ai: Mirëmbrëma, o poet!

Ai: Si duket, do të na zërë agimi.

Unë: Pres të më vijë frymëzimi.


Ai: Sonte gjumë nuk kam as vetë.

Unë: Mos ke fjetur në Parlament?

Ai: Eh, ç’jeni ju shkrimtarët…

Unë: Thua të fortë i kemi darët?


Ai: Jo veç darët, po edhe grepat.

Unë: Thua po ua gjurmojmë xhepat?

Ai: Ne kemi shumë punë, vërtet.

Unë: Të merrni pagën e trembëdhjetë?


Ai: Për popullin nuk na zë gjumi.

Unë: Prandaj edhe na mori lumi…


EPIGRAME


Shit tokë në fshat,

banesë në qytet,

të bëhet djali deputet,

se shumë shpejt i kompenson

dhe shumëfish i tejkalon.


Në politikë duhet kujdes:

mos vidh pak, por me thes,

se po more pak, të fajësojnë,

për korrupsion të akuzojnë,

besa-besë edhe të dënojnë.


E le partinë tënde,

te ne erdhe vetë,

hajde, mirë se erdhe,

ne të bëjmë deputet!

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...