RADIO VLERA

dimanche 18 janvier 2026

Bali Haxhiu : MOS MË LËNDO

Bali Haxhiu

 










MOS MË LËNDO


Të lutem, mos

ma lëndo shpirtin

me fjalë të rënda,

se ato më shkaktojnë

plagë më shumë se thika,

më djegin më fort

se zjarri,

më hapin varre

që s’shërohen lehtë.


Të lutem, mos

ma copëto zemrën

me fjalë të rënda,

sepse ti që flet kështu

tregon plagët

e shpirtit tënd,

që unë nuk t’i

kam shkaktuar.


Mos më detyro

të largohem nga ti,

duke më lënë

acarin në shpirt

dhe vetëm pak shpresë

se do të takohemi

përsëri.


Mos më lëndo!


Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Skender Berisha : GJATË TË KAM KUJTUAR

Skender Berisha   GJATË TË KAM KUJTUAR Shkunde edhe pak atë borë shpirti po të ngrin gjatë po të ngrin ta dish këtu e ke folenë shtëpinë shk...