![]() |
| Mirushe H.Musa |
Mes ishujve të Këngës
Hanën e ftova sonte në tryezë,
Të pimë nga një gotë verë bashkë.
Gotat e lashë ajo t'i zgjedhë,
Të kristalta prej dielli,ose një copë qiell.
Dhe erën e thirra me tingujt e vjetër,
I thashë:Sillmi lulëkuqet dardane në vazo.
Dhe bukuritë e Lurës në gjerdan patjetër,
Me shtatë sytë e kaltër e qerpikë të gjelbër.
Unë si një kalimtare e kohës së vjetër,
Në gjuhën time hyjnore dëgjova një Këngë.
Hëna më pyeti kush këndon, unë nuk fola,
Askënd se pashë, por zërin tënd e njoha.
Ti s'kishe nevojë të më prezantoheshe fare,
E njoh zërin e bilbilave të maleve dardane.
Kjo natë me hanën u shëndërrua në mrekulli,
Mes ishujve të Këngës më shpuri në Shqipëri.

Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire