RADIO VLERA

dimanche 18 janvier 2026

Kumrie Avdyl Shala : MOS MA PREK JETËN

Kumrie Avdyl Shala











MOS MA PREK JETËN


U vonuat.

Jo në kohë,

por në vetëdije.


Fatin e copëtuat

dhe copat i quajtët zgjedhje.

I dhatë drejtim pa busull,

pastaj kërkuat falje nga koha.


Lumturinë e trajtuat si gabim,

si diçka që shtyhet.

Fatin e bardhë e hodhët lart,

derisa u bë hi

në majë të lisit shekullor.


Lisin e shkulën demonët,

por rrënja s’u bind.

Sepse jeta njeh vetëm një ligj:

ajo lind pikërisht aty

ku mendohet se ka mbaruar.


Nuk jetohet me lëmoshë morale,

as duke u flijuar për gënjeshtra.

Lumturia nuk dhurohet,

ajo merret

me guxim dhe përgjegjësi.


Kush e ledhaton gënjeshtrën,

ia pret këmbët së vërtetës.

Pa të vërtetën,

lumturia mbetet e palëvizshme.


U vonove.

Por vonesa nuk është fundi,

është çasti i fundit për zgjedhje.


Mos ndiq fatin.

Fati ndjek ata që guxojnë.

Ndiq të vërtetën,

edhe kur dhemb.


Zoti mbyll një derë

për të parë nëse do të ecësh vetë.

Tjetrën e hap

vetëm kur je gati.


Mos ma prek jetën.

Jo në emër të dashurisë,

jo në emër të durimit,

jo në emër të fatit.


Askush nuk ka të drejtë

ta përdorë jetën time

si provë durimi. 

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...