RADIO VLERA

dimanche 18 janvier 2026

Mirushe H.Musa : Gjergj Kastrioti

Mirushe H.Musa

 










Gjergj Kastrioti

Rrufesë mbretërore ai i ngjan,
Fuqinë e Zeusit pagan e mban.
Një nishan kishte në kraharor,
Që e bënte princin më hyjnor.

Madhështor kishte lindur djali,
Me mençurinë e shqiponjës së malit.
I pathyeshëm në fushë të betejës,
Me shpatë të shpejtë, si rrufeja e qiellit.

Gjak arbëror që s’vdes kurrë,
Trim i gjallë qëndron në gur.
Në tokën arbërore na bekoi Zoti:
Lavdi e përjetshme, Gjergj Kastrioti!



Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Skender Berisha : GJATË TË KAM KUJTUAR

Skender Berisha   GJATË TË KAM KUJTUAR Shkunde edhe pak atë borë shpirti po të ngrin gjatë po të ngrin ta dish këtu e ke folenë shtëpinë shk...