![]() |
| Mehdi Hyseni |
S A T I R Ë
(Për ne mërgimtarët patriotë)
Erdhëm ne mërgimtarët plot salltanet,
i bashkuam votat e ju bëmë pushtet;
përcaktuam fituesin e sollëm bereqet,
kur rezultati i votave tona doli nga kutia,
vërshoi rrugë e përmbyti keq shtëpia.
#
Sapo filluan të bllokohen kanalizimet, rrugë, ujë e rrjeti,
ia therrem ne mërgimtarët, duke lënë Kosovën – deti,
dhe atë, mes për mes Serbisë, andej kah kemi ardhë,
duke pritë në kolona kilometrike para kufirit në Merdar…
#
Nuk u ndalem me ndihmuar as në pastrim,
ikëm atje ku e kemi ngrohtë, në Perëndim.
Shumë me vetura, aeroplanë e autobusë,
ia kthyem shpinën Kosovës e lamë atë pus.
#
Nuk u ndalëm m’i pa si u harlis Mirusha e Drini,
as kur përmbytej Malisheva e i gjithë Anadrini.
Nuk e pamë as lumin Drenica që mori qytetin,
as qendrën e Drenasit që gjasonte bregdetin;
#
As lumin Klina që kanoste Skënderajn,
as atyre që u mori shpiat e u shkaktoi vajë.
Nuk i shikuma turbullirat e Ibërit që bënte hata,
nuk u ndalëm me provuar ç’është me mbetë pa u la;
#
Nuk e pritëm Sitnicën me na e përmbytë makinën,
as i pamë fekalet që kundërmojnë Prishtinën.
Por një e bëmë sapo kaluam kufirin me Serbinë:
me duar e bëmë shqiponjën për të zbutë mërzinë!
#
Derisa lumenjtë e Kosovës po e shtrinin sovranitetin,
ne mërgimtarët mbërritëm atje ku ia dimë lezetin.
Tani nga Perëndimi flakë e kallim Facebook-un,
disa e lavdërojmë “babën”, disa Lumidhin a Bedrushin,
Doni-kën e Glaukun;
#
Shesim patriotizëm nëpër rrjete sociale,
pavarësisht që vendi u përmbyt në fekale,
kjo për ne mërgimtarët nuk ka rëndësi,
kryesore ju ndihmuam ta keni një udhëheqës “gjeni”.
#
Rrofshim ne mërgimtarët, rroftë mërgata,
tani ju pastroni llumin e ne ju sjellim lopata,
pastaj krekosemi se po ju mbajmë me dhurata!

Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire