RADIO VLERA

vendredi 16 janvier 2026

Kumrie Avdyl Shala : ALTARËT QË NUK PRANOJNË HARRESË

Kumrie Avdyl Shala

 










ALTARËT QË NUK PRANOJNË HARRESË

Tmerrin e pamë me sy,
e bota na i mbylli veshët.
Edhe sot, pas gjithë këtyre viteve,
çdo cep toke flet me gjak,
dëmet që ia bëri shkau.

Reçaku, Qyshku, Meja, Krusha, Lybeniqi,
Drenica, Mitrovica,
qosh më qosh Kosovës,
aty ku fjala shqipe merrte frymë.

Nuk kursyen as plakun në karrocë,
as gruan me jetë në bark,
as fëmijën në lulak,
as nxënësin e klasës së parë,
që ende s’dinte ç’është urrejtja.

Çfarë u doli për dore, e bënë
gjakpirësit serbë.
Trupat i shndërruan në fusha krimi,
nënat, motrat dhe nuset me duvak
në britmë që bota s’e dëgjoi —
as atëherë, as tani.

Pleqtë i dogjën të lidhur,
kokë më kokë,
sikur donin të shuanin kujtesën,
jo vetëm jetën.

Kjo s’ishte luftë, jo.
Ishte altar gjaku.
Një gjenocid i ftohtë,
i menduar, i zbatuar,
i heshtur nga Serbia!

Lotët nuk shterren kurrë.
Prandaj pyes:

A ka burrë që mund ta falë këtë krim?
A ka zemër që shtrin dorën e pajtimit
pa u dridhur nga eshtrat nën tokë?

Kush ka fytyrë ta fshehë mizorinë
e të ndërtojë të ardhmen mbi gjak,
kur nëpër ara e male
ende rrjedh —
jo ujë, por gjak njeriu?

Kush ka shpirt të thotë:
“Koha kaloi”?

Koha s’kalon mbi varre pa emër.
Jo.

As unë nuk fal.
Sepse isha flakë
me ata që u shuan
në altarët e lirisë.

Heshtja ime s’është pajtim,
është betim.
Sepse kujtesa është drejtësi
kur drejtësia mungon.

Ne nuk jetojmë për të harruar,
por për të dëshmuar.
Dhe derisa kjo tokë të ketë frymë,
emrat do të flasin,
varret do të akuzojnë,
e gjaku s’do të quhet kurrë ujë.

Falja pa të vërtetën
është tradhti ndaj të rënëve.

E unë
jam zë i atyre që s’flasin më.

Në altarët e lirisë
nuk digjet urrejtja —
digjet e vërteta.
Dhe ajo
nuk falet.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...