![]() |
| Rinore Zymeri |
Jeta në thjeshtësi
Nuk dua pallate që prekin retë,
as pasuri që zemrën e lënë shkretë,
më mjafton një buzëqeshje në mëngjes,
dhe paqe në shpirt që s’njeh stres.
Mendimet pozitive si rrezer në dritë,
na zbukurojnë ditët, na forcojnë çdo ditë,
kur shohim të mirën në çdo hap,
jeta na hap dyer e na jep krah.
Lulet, zogjtë, qielli me kaltërsi,
na mësojnë çdo ditë më shumë dashuri,
se lumturia shpesh është fare pranë,
në gjërat e vogla që i kemi në çdo anë.
Prandaj ta duam jetën ashtu si vjen,
me shpresë në zemër e besim që s’na lë,
sepse pasuria më e madhe në këtë botë,
është të jetosh me dashuri e mendje të qetë sot.
Vlera ime
Vlera ime nuk matet
me fjalë që shuhen në erë,
por me forcën që mbaj
brenda vetes çdo herë.
Heshtja ime flet
kur zhurma humb kuptim,
dhe ruan me dinjitet
zemrën e shpirtin tim.
Nuk ndryshoj për t’u pëlqyer,
as për t’u përshtatur,
qëndroj vetvetja ime —
e fortë, e dalluar dhe e pavarur.
Jeta është tre ditë
Dje, sot, nesër — tri fjalë të thjeshta,
por mbajnë brenda një jetë të vërteta.
Dje iku larg, nuk vjen më pranë,
si gjethe vjeshte tretet ngadalë.
Nesër troket, por s’e dimë vallë,
a vjen me dritë, a mbetet përrallë.
Prandaj zemra mos rrijë në pritje kot,
sepse dhuratë e jetës është vetëm sot.
Vlerëso kohën, mos e lër të shkojë,
çdo çast i humbur më nuk rikthehet kurrë.
Ora është kjo orë, ta jetojmë me gëzim,
çasti është ky çast, plot dritë e frymëzim.
Momenti është ky moment që kemi në dorë,
si rëra n’sahar që rrjedh pa zhurmë e pa orë.
Dje është kujtim, nesër një shpresë,
por sot është jeta — ta jetojmë me besë.
Krahët e Nënës
Kur lodhem rrugëve të jetës pa mbarim,
krahët e nënës më bëhen ngushëllim.
Si fole e ngrohtë në stuhi e në shi,
më mbajnë pranë zemrës me plot dashuri.
Krahët e saj s’njohin lodhje as mundim,
janë dritë që më ndjek në çdo rrugëtim.
Kur bota më kthen shpinën pa mëshirë,
ajo më përqafon e më bën të ndihem më mirë.
Në ato krahë gjeta paqe e besim,
forcë për të ecur drejt çdo suksesi tim.
Dhe sa të kem frymë, do ta them me krenari:
“Krahët e nënës janë parajsë për çdo fëmijë”.
Sofra Poetike “Ymer Elshani” – Drenas
Në Drenas shtrohet një sofër fjale,
ku zemra flet me vargje të rralla,
aty ku pena bëhet dritë,
dhe shpirti i poetit s’njeh më pritë.
Në emrin e madh të Ymer Elshanit,
rrjedhin fjalët si burim i artit,
kujtesë e gjallë, frymëzim i pastër,
që ndez mendjen e zemrën bashkë.
Sofër e ngrohtë e mendimit t’bukur,
ku fjala shqipe rri gjithmonë e lumtur,
ku poetë e dashamirë të vargut,
i japin jetë kujtimit e mallkut.
Në çdo recitim ka dritë e nder,
ka dashni për vendin, për gjuhën me vlerë,
ka tingull zemre, ka shpirt kombëtar,
ka art të pastër, fisnik e shqiptar.
Drenasi sot me krenari flet,
për sofrën që kulturës i jep jetë,
ku emri i Ymerit rron ndër breza,
si yll që ndriçon në kohë të ndeza.
Le të rrojë kjo sofër përherë me nder,
si vatër e fjalës me plot vlerë,
se aty ku poezia gjen shtëpi,
jeton kultura, kombi dhe dashuri.

Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire