![]() |
| Manushaqe T Toromani |
Manushaqe T Toromani
MË MIRË MOS SHKO
Pritja
Ah,pritja në limitet e saj
Ka lot,dhimbje,zhgënjim
Ka mall,dashuri,përgjërim
Ka dhe tradhëti.
Ti mos ik
E kujt i duhet pritja?!
Mos më lërë
ti mendoj të gjitha këto
Ikjet janë lindja e vdekjes së dashurisë
Deri në moskthim
Vetëmohim.
Të ikësh do të thot të mos jetosh
Të gënjesh veten për një jetë të rreme
Të mos jesh "Ai"
Por një tjetër me fytyrën tënde.
NDOSHTA NUK JEMI DASHUR
Tani ka mbetur gjithçka e shkuar
Ndoshta jemi drejt harrimit
S'di si mund të shkojmë deri aty
Na ishte njëherë si në përrallla
Një princ i bukur
Një Romeo dhe Zhuljeta
Por mbase nuk u deshëm aq shumë
sa të flijoheshim për dashurinë
Kaq pak u deshëm ne??
u deshëm për të mos qënë bashkë
Thjesht për ta lënduar njëri-tjetrin.
Farmak dashuria jonë.
Ngushëllohem duke menduar se,
vetëm dy zemra që duhen plagosen
Vetëm ato lëndohen,trishtohen
Ndjejnë dhimbje,jo nga ato të zakonshmet
Por si atëherë kur dimri bëhet më i ashpër
E ftohti ndjehet deri në palcë
Kur shpirtrat i ngjajnë dëborës
Të bardhë si ajo ,por të akullt.
Nuk di pse ndiej dyfish ftohtë në këto ditënetë dimri
Ndoshta akoma të dua ty
E mungesa jote më thellohet.
Ti...
Më afrohesh,më largohesh
Më mbështillesh,mê fut dridhmat
Larg dhe afër.
Tani nuk jemi të njëri-tjetrit
Nuk ka më vlerë as nga kujtimet të lëndohemi
Dy të huaj nuk mund të jenë dashur.
SA FTOHTË...!
I ftohtë ky janar i sivjetshëm
Këto ditët e para të vitit të akullta,
Si ngroh dot as zjarri i festave.
nuk di në mal a në shpirtin tim bie dëborë
Bën ftohtë,e di
Gjithçka përreth ka marrë ngjyrë gri
Dhe unë mavi
Bën ftohtë ,dhe është një ftohtësi e plotë
Gjysmën ma sjell mungesa jote
Gjysma tjetër e vetme ka ngrirë
Bën ftohtë
Dhe jo i ftohtë i zakonshëm janari
Që bën përmot
Por një lloj tjetër shumë herë më i fortë.
ËSHTË KOHA TË GËZOHEMI
Për ty që ëndrra thura në ditën me diell
E të mendova me krahët hapur drejt meje
Si dhuratë nga Zoti,si i rënë nga qielli
Për ty që të vesha e stolisa me dëshirat e mia
Me kujdesin të mos prekja plagët nga e kaluara
Përmallshëm e unshëm sot dua të mbaj zi
Ende pa u ngjizur ato ëndrra vdiqën
Ëndrra të pa jeta,që vetëm nga një zemër mund të marrin frymë
Megjithatë më mbetet akoma të të them.gëzuar
Ashtu si unë ju gëzohem ëndrrave që sërish do lindin.


Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire