![]() |
| Lavdije Karrametaj Zalli |
Veshtrim nga Lavdije Karrametaj Zalli
NJË MOTËR E SHKODRËS PËR
"LEGJENDËN E DHEMBJES SË HESHTUR"
Autorë :Hasan Qyqalla dhe Mustafë Kraniqi
____
Sabri Salihaj.1 prillë 1971---13 prillë 1999
Kemajl Salihaj. 31 janarë 1969-13 prillë 1999
Lumnije Salihaj.14 tetor 1969-28 Mars 1999
Bekim Salihaj.25shkurt 1974--25shkurt 1999
Izahir Salihaj.17 shtator 1982-13 prillë 1999
Lavdi të përjetshme heronjve të heshtur.
Dhimbje dhe krenari për bijtë e bacës Ilaz Salihaj, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Ngjarje ku heshtja dhemb deri në palcë. Një familje dy prindër, baba Ilaz dhe nënë Azemine, dhjetë fëmijë të rritur me sakrifica, të edukuar dhe të shkolluar, të lindur për të krenuar prindërit, fshatin dhe gjithë kombin.
Të flasësh për heronjtë e vërtetë do të thotë të flasësh për prindërit, vëllezërit dhe motrat, për plagët e tyre. Të flasësh për lotët e fëmijëve që mbeten jetimë, për dhimbjen, forcën dhe vendosmërinë. Të flasësh për humbjen e katër bijve vëllezërve, baballarëve dhe bashkëshorteve dhe të flasësh për nusen e shtëpisë, Lumen, që la dy jetimë. Kjo është e vërtetë, por sot fjalët më dalin drejtpërdrejt nga shpirti:
FLAS PËR ËNGJËJT QË NUK VDESIN KURRË!
Dhimbje, krenari, vendosmëri, trimëri dhe atdhedashuri e pafundme kjo është familja Salihaj nga fshati Duraj i Kaçanikut.
Kjo familje, ndër breza, ka qenë e përndjekur nga armiku më i egër i shqiptarëve Serbia. Burgosje, tortura, vrasje, djegie e shkatërrime, por asnjëherë nuk u gjunjëzuan. Liria pa gjak nuk fitohet, dhe baca Ilaz me familjen e tij ishin të përgatitur. Familja Salihaj pagoi lirinë me gjakun e bijve të saj.
Vëllai Reshati, një nga djemtë e bacës Ilaz e nënë Azemine, jetoi në Zvicër për shumë vite, ku vazhdonte aktivitetet politike në shërbim të lirisë në radhët e lëvizjes popullore të Kosovës, duke ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe duke luftuar me armë në dorë deri në çlirimin e vendit. Veprimtaria e tij, para dhe gjatë luftës, ishte e pasur me përpjekje politike dhe humanitare. Luftëtarët dhe veteranët e UÇK-së flasin për Reshatin me respekt për trimërinë dhe kontributin e tij.
Vëllai Reshati, motrat Kimete e Xhevushe dhe veteranët e tjerë flasin me mall, por edhe me krenari për vëllezërit Sabri, Kemajl, Bekim dhe Izahir, dhe me dhimbje të thellë për kunatën Lumen, që u vra në një nga sulmet ndaj familjes Salihaj.
Vitet e vështira sollën burgime, maltretime dhe dhunë fizike e psikike. Reshati dhe ish-veteranët flasin për dhunën çnjerëzore që ushtronte milicia serbe ndaj familjes, dhe për trimërinë dhe kontributin e tyre patriotik.
Njëri nga luftëtarët e familjes ishte vëllai Zaimi, i cili iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke marrë pjesë në shumë beteja në malet e Jezercit dhe fshatrat e komunës së Kaçanikut. Ai, si gjithë djemtë e tjerë të familjes, luftoi për liri deri në çlirimin e Kosovës.
Reshati tregon edhe për vëllain më të madh, Samiun, i cili, si i madhi i familjes, mbante barrën më të rëndë, duke ndihmuar në ekonominë familjare dhe duke mbështetur shumë bashkatdhetarë. Pavarësisht emigrimit në Zvicër, ai kontribuoi për familjen, për luftën dhe për fshatin e lindjes, Duraj të Kaçanikut.
Vëlla Bekimi ishte fëmija i gjashtë i familjes Salihaj. Ai bashkë me vellezerit e tije hapen një furrë, ku Bekimi mbante pozitën e shoferit për transportin e bukës. Një djalë i ri, punëtorë dhe komunikues me njerezit, që nuk i shpëtoj ndjekjes së milicisë serbe.
Dhuna psikologjike dhe maltretimet për këtë djalë të ri nga milicia serbe ishin të shpeshta, akuzat ishin se me furgonin e tijë, ai po shpërndante bukë dhe armë per ushtarët e UÇK-SË, ishte e vërtetë, Bekimi transportonte ushtarë nga fshati i tijë Duraj per në Kaçanik, që shumë prej këtyre trimave, sot janë dëshmorë të kombit.
Ditët kalonin, torturat dhe maltretimet por djalin e ri, nuk u ndalen.
Ishte ditelindjen e 25 e Bekimit, 25 shkurti vitit 1999, në rrethana që nuk u sqaruan asnjëherë, Bekimi gjendet i vrarë tek vendi i punës.
Një vdekje tragjike për prinderit, per vëllezerit dhe motrat, por edhe për gjithë fshatin Duraj.
Është e vështirë të flasësh për dhimbjen dhe për humbjet që dhembin më shumë. Por tradita e familjes vazhdoi, duke mos u dorëzuar kurrë, sepse ishin betuar: “ja vdekje, ja liri” betim i prindërve, gjysheve dhe stërgjyshërve të familjes Salihaj.
Momente që nuk harrohen: motra Xhevushe dhe kunata gjetën dy vëllezërit e vrarë, Sabriun dhe Kemajlin, pranë një lisi. Si t’ia thuaje nënës se djemtë janë vrarë? Dhimbje që edhe gurit do t’i kishte copëtuar.
Kur nëna mori lajmin për dy djemtë, kërkonte ngushëllim duke pyetur për Izahirin, djalin e vogël. Por edhe ai, 17 vjeç, nuk i shpëtoi dorës gjakatare. Edhe Izahir vdiq, por për ne jeton gjithmonë si engjëll.
Baba Ilaz dhe nënë Azemine përjetuan tmerrin, torturat dhe dhunën, duke parë vdekjen e bijve të tyre, por gjithashtu përjetuan edhe lirinë e ëndërruar. Jetuan tmerrin, por u qetësuan në tokën e lirë.
Jam me fat që motra dhe vëllezërit e rinj, dhe mikja ime e dashur Xheva Salihaj, më bënë pjesë të kësaj familjeje, të kësaj trimërie dhe atdhedashurie që trashëgohet ndër breza.
Lavdi të përjetshme martirëve të kombit! 🇦🇱
Miqtë e mi,
Lexojeni historinë e familjes SALİHAJ, krenari për një komb që gjakun e kanë shqiptar .



Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire