RADIO VLERA

jeudi 8 janvier 2026

Qazim Azemi : Buqetë poetike

Qazim Azemi

 










NJË DITË


Një ditë të kemi gëzime,

një orë s'paku qetësi,

aq mbi të gjitha,

pa vuajtje dhe qesendi.


Një ditë të kemi diell,

që shpërndanë ngrohtësi,

erë e aromë me freski,

me shumë dashuri.


Një ditë kemi pranverë,

sa mirë për mrekulli,

plot gjelbërim hjeshi,

me gaz e lumturi.


KONTRAST


Dita sjellë dritë,

drita fatbardhësi

fatbardhësia lumturi.


Nata ka terrin,

terri ka frikën,

frika ka fobinë.


FILLIMI I RI

Nuk po kërkoj shumë,

gjithë bota le ta di,

një fillim të ri,

pa terr me shumë dituri.


Dua ide të mençura,

me qëllime të larta,

heqin ndryshkun shekullor,

ngulitur ndër mote.

MAJË ROGËS SË LISIT

Janar 2024


BOTA KA NEVOJË


Kemi njerëz me jetëshkrim,

të dukshëm e të padukshëm,

mu në lule të ballit,

me përvojë të gjatë gjatë jetës.


-Bota ka nevojë për kësi njerëzish.


Kemi njerëz me imazh shëmbëlltyrë

tërheqës për jetën e me ndikim,

kanë edhe kredibilitet sa duhet,

me identitet të rrënjosur.


-Bota ka nevojë për kësi njerëzish.


E po kemi njerëz karizmatik,

që ndërtojnë kauza të mëdha,

me rrënjë  shumë të thella,

për vendin dhe për njerëzit.


-Bota ka nevojë për kësi njerëzish.


Vicianë, më. I. 2026


TË MËDHENJTË

(vargje aforistike)


Më pëlqejnë njerëzit e mëdhenj,

kur e dinë se sa të vegjël janë.


I dua njerëzit e mëdhenj,

kur kanë pak fjalë e vepra të mëdha.


Më pëlqejnë njerëzit e mëdhenj,

që sakrificën e mbajnë majë gjuhe.


I dua njerëzit e mëdhenj,

që nuk e dinë ç'është frika.


Më pëlqejnë njerëzit e mëdhenj,

që nuk e duan vetëm veten.

Vicianë, më 2. I. 2026

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Skender Berisha : GJATË TË KAM KUJTUAR

Skender Berisha   GJATË TË KAM KUJTUAR Shkunde edhe pak atë borë shpirti po të ngrin gjatë po të ngrin ta dish këtu e ke folenë shtëpinë shk...