RADIO VLERA

dimanche 11 janvier 2026

Hasan Elshani : Buqetë poetike

Hasan Elshani
 










Ç’KËRKOJ NGA TI


Asgjë tjetër, përveç medalionit tënd,

atë që ke varur mes gjirit tënd,

i cili xheloz më bën, paksa me inat;

e mallkoj veten pse fat s’kam.


Thuhet se, nëse e kapërcejmë ylberin,

tri dëshira na i plotëson.

Çfarë mund të bëj, kur

sonte acari bën kërdinë? Ku ta gjejmë ylberin,

kur vera ende s’ka ardhur?


Medalioni i artë, mes gjinjëve e ke varur.

Eh, i mjeri unë, sa pa fat jam,

edhe pse nuk dua të jem i pasur.


Larg teje ndihem i dobët burrë;

ndjenjat i kam njerëzore,

nuk jam shkëmb, as nuk jam gur.


Medalionin s’mund ta harroj kurrë.

Medalionin, mes gjinjëve, s’mund ta harroj kurrë.


DO BËHESH NATA IME


Kjo natë e errët, pa dritë,

në ty më vegëzon kujtimi,

duke pritur të bëhesh nata ime.


Nga mjegullat e dendura

njerëzit me vështirësi nxitojnë diku,

duke shpresuar në rrezë dielli,

me shpresë të tërheqin kujtimin.


Për ta bërë zgjedhjen

e një ledhatimi.


Kjo natë ëndërron një grua në gji,

e cila, nga dhimbja, kafshon gjuhën e heshtjes.


MË KUJTIMIN TËND


Kur etja dhe malli rënkojnë,

kujtimi për ty pranë më vjen.

Këndshëm ndez zjarr në mua,

më ngop plot dashuri.


Kur të ftohtit më zë,

ethet mbulojnë netët e mia;

kujtimet sërish më sjellin tek ti

dhe shpirtin tim e mbështjell vërshimi.


Qëllimisht ndalem vrapin,

në sytë e tu shoh pika loti

dhe shkëndija zjarri.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...