RADIO VLERA

dimanche 11 janvier 2026

Liridona Aliaj Binaj : KUR HIJA FLET

Liridona Aliaj Binaj
 










KUR HIJA FLET

Kur gjuha bëhet thikë,
ajo s’pret tjetrin, por plagos veten.

Kur hija flet,
mbulon dritën vetëm për një çast —
sepse dielli ngrihet gjithmonë përsëri.

Fjalët që hedhin baltë
bien mbi tokë si gurë të rëndë,
por mbi dritën nuk lënë shenjë.

Njeriu që ecën me urrejtje
është si ai që pi helm,
duke menduar se do të vdesë tjetri.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Rinore Zymeri - Buqetë poetike

Rinore Zymeri Jeta në thjeshtësi Nuk dua pallate që prekin retë, as pasuri që zemrën e lënë shkretë, më mjafton një buzëqeshje në mëngjes, d...