RADIO VLERA

mardi 9 décembre 2025

Nerminete Demiri : Buqetë poetike


Nerminete DEMIRI










GJURMËT E MI


Unë eci me buzëqeshjen time,

kohës i jap vëmendje.

Jetën e dëshiroj ta jetoj

e lirë,

si një kanarinë qiellore

në çdo vend ku ka folenë.

Veten e ushqej

kur koha përcjell plagët.

Asnjëherë e trembur,

e ngadalësuar nuk jam.

Me frymëzim e ujis shpirtin

me gjurmët e mi.


DHIMBJE PËR DHIMBJE


Të njohura janë dhimbjet,

të dhimshme janë plagët.

Dhimbshmëria e dhimbjes

mbetet e plagëzuar kudo.

I kemi me vete,

bota nuk shembet kurrë

nga dhimshmëria e plagës.

Marrim aftësi me buzëqeshje,

me buzëqeshje të pafundme.

Udhëtimi në mendje

kalon realitetin,

që të mos përsëritet

dhimshmëria e realitetit.


SHPIRTI I TRAZUAR


Më shtrëngojnë vajtimet,

plagët e shpirtit

nuk kanë mbarim.

Më kaplon dhimbja,

dhimbja e shpirtit

që s’ka fund.

Në zemrën time

shpirtin e kam

të trazuar.

Por prapë i besoj

ngrohtësisë së dashurisë

dhe flladit që tek unë u lind,

por që m’i ofroi kohët e largësisë.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...