![]() |
| Mirushe H.MUSA |
QYTETI I PANJOHUR
Muzgu uli rrezet në prehërin e brigjeve ,
Ne u takuam në një qytet të panjohur,
Gjethet e shegëve të kuqe në të verdhë,
E bënin atmosferën dhe më romantike.
Zëri i asaj mesdite vinte si vokal i artë,
Aroma e fjalës çelte si lule në një varg.
Sa herë doja të dija se ç'është dashuria,
Nga buzëqeshja jote më vinte përgjigja.
Në sytë e tu pash yjet digjeshin zjarrë,
Shkriheshin si ar argjendari,në kaltërsi ,
Si dy diej flakëronin, më digjnin si flakë,
Sytë e mi vetëm aty gjejnë ngrohtësi.
Sa herë ndaloja në buzët tua për herë,
Ndihem si flutur që në çdo lule merr erë,
Të ëmbëla, të mbushura plot mall e zjarr,
I putha, si bleta përhumbur në nektarë.


Mirushe H.MUSA : QYTETI I PANJOHUR
RépondreSupprimer