![]() |
| Nexhi Hasani |
AKT
Hodha vështrimin
mbi portretin:
E brishtë figura e saj, bardhë e zi.
Dridhej nën lëkurë, (projekt depresiv).
Ia ndjeva dhimbjen, peshë ra mbi supet e mi,
E rëndë madhështia...
E pamundshme ta tërhiqja.
Origjinale, Kryevepër.
Më parë se drita të largohej, të gjeta...
E ndriçuar,
E zhveshur,
në tërë pozicionet e tua. Përballë,mbrapa ,anash,
profil hedhur në telajë.
Fokusuar nga një pozicion, mbi iniciale të lehta.
Ajo, çfarë ju besoni, ndryshon nga e vërteta.
Dorëzuar!...
Një pjesë në hijerrtën,
e bardhë në gjysmën tjetër... Motivuese ...,
Ideali i jetës.
Fuqi magnetike,
pluhur toke,
kornizuar veten
mbi pëlhurën gri,
*
Pëshpëris ...
“Ëndërr,
cilës bote i përket?!”
E ngrirë,
e zbuluar fotografi - imazh,
Përballë botës lakuriq.
Frymoj në thellësi,
në ngjashmërinë e jetës,
të krijuar tonën;
Indentike jetë,
pa brenga.
Sa mirë,
tashmë pozicionuar,
brenda membranës sime,
larg botës së çmendinës.
Ndezur mbaj përballë teje, Dritën e jetës...
Tablo e zhveshur, e ndritshme:
Vërtetësi filozofike shpirti...

Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire