RADIO VLERA

jeudi 4 décembre 2025

Fitnete Bashota Krasniqi : FOLA ME DHEMBJEN

Fitnete Bashota Krasniqi



 









FOLA ME DHIMBJEN


Me dhimbjen time fola ngadalë

Po lotët si thërmia buke -

ma ngjynë shpirtin,- s' më lanë asnjë fjalë nga goja t' më dalë!


Deshta ti nxjerrë emrat e vështirësive

 një nga një

t'ju dalë përballë- 

t'jua themë atë që m'vlonë m'brenda, 

e t' mos të sillen vërdallë.:


Po prapë u mundova n'shpirt ta ruaj qetësinë,

E me dhëmbë dhimbjen ta përtypi,

por me keqardhje  n'vete s'pata besim'

se shpresat e zhgënjimet nga kush i humba 

ishin ata -njerzit e rrethit tim!


E ngrita kokën si pishtare e drejtësië

e  thashë:

"Këta do të ngopën me dhimbjen"

E me penën time ja shtrova sofrën e urisë:


Hani,pini, ngopuni nga zilia

e përtypeni hidhërimin që ju mundon,

Se tek unë mbizotron fuqia e buzëqeshjes,

 bashkë me penën time

qën sot e disa vite nga shpirti mburon!***

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...