RADIO VLERA

mardi 2 décembre 2025

Mehmet RREMA : DIMER

Mehmet RREMA

 








DIMËR


Erdhe prapa mes nesh me shi 

Vjeshta iku në drejtim të panjohur

Malet në maja nisën të thinjen, shpejt

Shpati i kodrave, me ndruajtje u zhvesh


Pylli ngjan me të moshuarin buzë oxhakut 

Me një pelerinë të vjetër në supe 

Duke u dridhur nga lagështira dhe i ftohtit

Drutë në oxhak digjen por nuk ngrohin


Dimri erdhi me zhurmë, me rropamë

Era e ftohtë vërshëllen në hatulla

Ndonjë tjegull e thyen sa për të hapur rubinetin

Unë ndjek ligjin tim thotë, ju mbrohuni


Mua nuk më tremb, nuk më trishtim dimëri

E di se dhe ai nuk është përjetësisht me ne

Shpejt do të plaket , do të humbë forcën

Stina wvkukebe vendi do t'ja zërë


Dimri zbret ngadalë nga mali 

Veshur me pallton e tij të akullt 

Lëshon gjatë rrugës në çdo hap ngricë 

Si i ngrirë duket tymi nëpër oxhaqe 


Shtrihet dimëri si çarçaf gjigand i bardhë

Me arrogancë si zot i vërtetë i gjithësisë 

Por vjen një ditë krenarisht me diellë 

Largohu, i thotë këtu jemi në pranverë

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...