![]() |
| Adri ARDIANA |
VJESHTË E PERHUMBUR...
Vjeshtè moj vjeshtè,
Mos u largo, rri dhe pak,
Frymèzimi mos te mè shterojè,
Vargjet e mia i ke hak.
Prej teje thurr vargje dashurie,
Si nè njè det te pafund,
Dallgèt e rrembyera mè shprehin stuhinè,
Me valèn e qetè si djepi foshnjor i lèkund.
Shiu tè pèrshkon ngadalè,
Romancèn pèrqafon, por mban dhe pikellim,
Tè dyja udhètojnè bashkè,
Ne njè rrugè pa kthim.
Kèshtu je ti vjeshtè, lozonjare,
Me ngjyra te arta dhe tè zbehta,
Çdo nuance i jep kuptime,
Tè ndahet e mira nga e keqja!
ISHE NJË DRITË
Ishe një gjethe që Vallëzonte me erën,
Apo një zog që këndonte lirinë.
Ishe një lule që çelte në heshtje,
një pemë që mbante shpirtin e mirë.
Ishe diell në ditët me re,
një dritë që s’shuhej në stuhi.
Ishe hënë që fliste me valët,
një ylber që lidhte shpresën me qiellin gri.
Në errësirë, ishe një yll që s’ra kurrë,
në heshtje, një fjalë që s’tha dhimbje.
Ishe erë mali me aromë paqeje,
një diamant i shpirtit, qè ndrin me zemrèn e mirè!
DIKUR DHE SOT...
Dikur me lule nè duar,
Sot me kufie nè vesh,
Dje tè qeshur tè pèrmalluar,
Sot serioz na sheh mè shpesh.
Flisnim dhe nè sy veshtronim,
Merreshim vesh me fjalè,
Sot flasim me telefonin,
Humbim ndjenjat dalèngadalè!
Mall...
Jemi larg,
Detra dhe oqeane larg,
Kilometrat masin distancèn
Shpirti dashurinè
Malli njè zjarr mè i madh se Vullkani Etna
Receptorèt e tij mè ndiejnè e djegin,
Imazhin tènd nè sytè e mi.
Shpresa merr jetè nga ai,
Endrat,aktorè jemi ne.
Me deshiron dhe me veshtron nè sytè e tyre,
Mè prek shpirtin,
Me duart e èndrres
Mendimet bashkohen ne mesin e tyre,
Zemrat ndjekin ata.
Malli ty tè kerkon
Ecèn, nxiton tè arrijè
Koha humbet durimin
Te mati rrugèn e gjatè.
Ah, enderr mos tè ishe
Dhe malli tè ishte e shkuara,
Do tè perqafoja,
Jo me mendimet e mia
Por nè shpirtrat tanè.
E trupave me mall!

Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire