RADIO VLERA

vendredi 21 novembre 2025

Mehmet Rrema


 










FISI I SHQIPTARIT


Atë ditë kur më pagëzuan

Kishte rënë shi i dendur

Stuhia kishte dridhur çatinë

Dhe thyer plepin e vjetër në kopsht


Dikush pat thënë zbriti kulshedra

Njëri kishte dalë në dritare

Duke kënduar një psalmet

Lutej për kohë të mirë


Emri im i paracaktuar

Krijonte rrathë egocentrik ëndrrash

Askush nuk e pa buzëqeshjen e hënës

Furtuna e asajë nate do të ishte bashkudhëtare ime


Sot lexoj një ditar të vjetër

Harruar në sëndukun e fisit

Mbledhur me një lëkurë të regjur mirë

Si vetë ëndrrat


Shikoj data,muaj vite dekada

Vetëm furtunat shënohen në kalendarin e kohë

Sa pak buzëqeshje, sa pak!

Edhe dasmat i paskemi bërë në furtunë!...


Në një faqe të ditarit

Janë ravijëzuar mirë kufinjtë

Piramidat e vrojtimit

Rreth tyre skërmitin dhëmbët ca qenie të grikëshme mitologjike


Çfarë rrugë të vështirë fisi im!

Në ditarë autografe prijësish

Me të njëjtën deçidurë

“Mbi mua, mbi ne, qëndron fisi”


Shkruaj dhe unë një autograf të thjeshtë

Në faqet bosh të ditarit

Sa të ketë tokë e qiell

Do të jetoi dhe fisi shqiptarit Shiko më pak



ATO NJOHIN VEÇ DASHUINË


Në çantën tënde

bashkë me libra pashë një thikë

djalë i mirë.

Nuk e vure re kur dole nga shtëpia? 

Maja e sajë, dalë, jashtë

të kishte grisur cepin e çantës

dhe ngjante me gjuhës e nepërkës.


Kush ta vuri thikën në çantë

djalë i mirë, kush ta përdhunoi dijen?

Librat qajnë, çanta jote pikon lot, 

që rrjedhin nga sytë e shqyer të tyre. 

 me të cilat frikësohen nga armët

ato njohin veç dashurinë 


Virgjërinë e pafajësisë ta mori ajo thikë

me të cilën ti u lidhe ngushtë 

pa ditur se çfarë dashurie kishe zgjedhur

ajo të pëshpëriste një melodi bajate

veshët tuaj i mësuan me ëmbëlsinë e sajë

ajo të përkëdhelte sedrën tënde prej të “forti”


I dashuruar me armën, braktise librat

ato në çantën e braktisur i nënshtrohen mykjes

si mendja jote bllokuar nga ëndrra e të fortit

derisa ecpltdote egërsisht mbi moshatare tënde 

sepse ajo 

paska shkelur mbi krenarinë, të paska” lënë”

Ndoshta një ditë do të bëhesh njeri

apo përjetësisht kriminel në qelitë e errëta

ajo nuk kthehet më në jetë, çfardo të bëhesh ti

sepse jeta po iku nuk kthehet më

thika gjuhënepërkë me shkëlqimin e sajë

gjumin do ta prishë përjetësisht 

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...