RADIO VLERA

vendredi 21 novembre 2025

Selvije KADRIJU : Buqetë poetike

Selvije KADRIU



 









NUK  I  DUA


Ti do t'ma falësh

rininë tënde

ditët me diell

netët me hënë

buzëqeshjen rinore

E unë nuk i dua ato

atë rini pa rini

ato rreze dielli pa shkëlqim

atë hënë tinëzare

që shndërit krevatin tim

Nuk e dua as buzëqeshjen 

e cila asnjëherë 

nuk u largua nga unë

edhe kur jeta ishte pelim


MOS  MË  KËRKONI


Kur unë të ikë një ditë

mos më kërkoni

as mos u pendoni

Dhimbjen që e ndjeja

teshmë kaloi

Nuk uroj asgjë për ju

as nuk iu mallkoj

Mallkim do të jenë 

kujtimet e juaja me mua

ajo zemër e lënduar

ata lot që pikonin brënda

e nuk dilnin dot

Do ta shohë ikjen time

dhe atë mërzi e cila do të ikë

bashkë me atë

E di në dheun e ftohtë

dielli do të lindë sërish

ashtu sikur kur isha fëmijë



PAK  LUMTURI


E zezë më duket kjo natë

më e zezë se ata sy

që rrjedhin lotë

për një fëmijë të humbur

në një botë të pa mëshirë

Aty ku çdo gjëje i humbi kuptimi

pres nën agoni mëngjesin

i pres ato rreze dielli

që dikurë ma kishin zili

E tash lutem te shndërisin

fytyrën e atij fëmije

ti sjellin pak lumturi


DORË  E  BRAKTISUR


Rrugës tënde sot kalova

me zemër të thyer

për dore e kisha atë

që ti e solle

Lotët rridhnin faqeve

në heshtje

e mbaja atë dorë të ftohtë

të braktisur nga ti

e cila ka frikë

A thua zot ata sy 

ishin të mi

kur unë të zgjodha ty

njeri pa njeri

pa zemër pa dhembje

për atë dorë që gjatë

të kërkoi ty

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...