RADIO VLERA

mercredi 12 novembre 2025

Remzie Raci REXHBOGAJ : Vargje dhëmbje dhe malli

Remzie Raci REXHBOGAJ

 











PA TITULL

(Çdo ditë po më shuhet nga një copë

 dritë  nga zemra ime!)

Sot fjalët më rrjedhin  pa titull

Nuk e di përse më duket 

Sikur Ti Erna mund të më rikthehesh 

Nga ai fluturim i pa kthim

Në heshtjen e përjetshme 

Unë i ndjej të rrahurat e zemres tënde

E zemra ime nuk pranon largimin tënd

Në çdo tingull të qetësisë 

Dhe në çdo melodi frymëmarrje 

Ti je me mua

E zemrat na pulëpojnë së bashku

Nga ajo ditë se Ty Erna s`të kam pranë 

Bota më është ndaluar aty 

Shpirti im po me vdes 

Çdo ditë pak nga pak

Së bashku me Ty 

Më iku përgjithëmonë një pjesë e shpirtit

Çdo ditë po më shuhet nga një copë dritë 

Nga zemra ime

E shpirti po më frymon 

Por nuk jeton

Ti je në mendimet e mia

Je thell në zemrën time

Në çdo frymëmarrje time

As vdekja nuk mund t`i shkeput 

Shpirtërat tonë të përgjysmuar.










YLLI QË MË NDRIÇON 

Erërat që m'i degëdisin mendimet 

Diku atje lart 

Nga një skaj i qiellit 

Tek një yll që mē ndriçon 

Me dashuri 

E unë përpiqem që t'i marr 

Nëpër duar e t"i hap

T'i shkund këto gjashtë vite 

Erna pa Ty 

Eh, sa shumë në shirtin tim 

Po bie shi

Erërat do ta sjellin 

Tek lendina jote 

Përqafimin tim të përmallshëm 

E ta shkundin mbi 

Atë rrasë të bardhë varri 

Me flladin e muzgut të mbrëmjes 

Le të futet shtatë pash 

Nën atë rrasë 

Aty në arkivolin tënd 

Të përqafohet me Ty

Erna malli

Unë si një gur i vjetër 

Me zemër akull 

Do e shkundi pluhurin e harresës 

Së bashku me erërat 

Po e hedhim shkretëtirave 

Që të mos zhdukësh 

Nga kjo botë 

Të qëndrosh Erna ime 

Si shkëmb lapidari. 


E PËRHUMBURA

E përhumbur mbeta 

Në ketë botë të mallkuar 

Engjëllishën time 

Gjithnjë duke kujtuar 

Në çdo frymarrje timen 

Të kujtoj me mall 

Mendimet shkojnë e vinë 

E s’më lenë rehat 

Dhe gjumi po merr arratinë

Si stuhitë mbi mal 

Për çdo sekond gëzimi 

Ti që më ke falë

Tash pusho e qetë Erna 

Unë po mbaj premtimin 

Se dy vëllezërit tuaj 

Po ma largojnë trishtimin 

Shpirtin tënd të bardhë 

E pastë mëshiruar Perëndia

Dhe lum të parajsës 

Qofshin lotët e mia.


SI DALLGË DETI

Jetën po e kaloj

Si dallgët mbi det

Me valë të trazuara

Sikur të jetë tërmet

E valët s’më përkundin

Asnjëherë të qetë

Shpirti po më dhemb

S’e besoja shumë

Porsi veten time

Nuk e gjeta askund

Gjembat e zhgënjimit

Shumë larg po i hedh

Se plaga e zemrës

Dhembjet s’po i duron

Por ,kot po mundohem

Se nga ziliqarët

Nuk po shpëtojmë dot

Buzëqeshja jote Erna

Më vjen me shkëlqim të Hënës

Dhe sytë e tu të bukur

Tash e shohin zotin

Në atë cep të qiellit

Në yll më je shndërrua

E shpirti yt i bardhë

I qetë është duke pushu.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...