RADIO VLERA

mercredi 12 novembre 2025

Adifete SHITI : Buqetë poetike

Adifete SHITI

 











USHTARE MË PENDË


Jeta ime, por si mesazh po ju nis, ju atdhedashës…

Meqë s’gjeta askund paqe e mirësi,

Atë e gjeta në librin tim, o ju miqtë e mi.

Fletët flasin më shumë se zërat,

Ndjenjat shkruhen më thellë se lotët.


Mora një pendë, një letër të bardhë,

Nisa të shkruaj vargjet por si bletë, pa ndalë.

Nga t’ia nis? Si t’ia filloj?

Nuk di kur të ndal, as kur të përfundoj...


Nga rrënjët e tokës e deri në qiell,

Nisa të mbledh fjalët një nga një si petale,

Të bukura, por edhe të thera,

Se jeta s’është veç pranverë, por edhe dimër e terr.


Ju që dashurinë për atdhe e mbani si flamur në zemër,

Ju që s’jeni trembur nga errësira, as nga plagët që dhembin,

E dini pse shkruaj, pse lotët bëhen fjalë,

Se në këtë dhe të bekuar, gjak e shpirt kemi falë.


Ngase nuk di dot t’ju stolis me fjalë boshe,

Shkruaj thjesht, drejt, siç më flet zemra ime.

Ndoshta s’jam poete, ndoshta s’jam zë i njohur,

Por jam një shpirt që digjet për këtë truall të lodhur.


…Dhe ja, kjo është jeta ime në letra e vargje,

Një zemër që s’pushon së dashuruari këtë tokë,

Një shpirt që shkruan edhe kur nuk flet,

Se fjala është dritë, kur zemra tretet.


Mos më kërkoni në rrjete, në zëra të lartë,

Më gjeni aty ku fryn era mbi gurë të lashtë,

Në heshtjen e lisave, në shikimin e një nëne,

Në një lot që pikon për këtë vend pa këngë.


Sepse ndonjëherë, fjala bëhet flamur,

E vargu bëhet lutje për një atdhe më të bukur.

E nëse s’mund të bëhem heroinë me armë në dorë,

Do jem ushtare me pendë, me fjalë që nuk vdesin kurrë.


LULET E DASHURISË SE HESHTUR


Lulet që dikur dhuroheshin për dashuri,

Sot i gjen nëpër varreza,

Sikur dashuria të ketë vdekur

Bashkë me shpirtin e plagosur.


Ndjenjat që dikur shfaqeshin buzë lumit,

Sot janë bosh,

Si kafeja e hidhur e mëngjesit,

Që pihet më shumë për kujtim se për shije.


Premtimet që dikur bëheshin për sytë e bukur,

Janë shndërruar në fjalë të ngrira,

Që s’kanë më zë,

As dritë për të ndezur një zemër.


Por diku, nën dritën e një nate të qetë,

Dashuria ende merr frymë,

Në heshtjen e atyre që ndjejnë pa folur,

Në sytë që kërkojnë një shpresë të vogël,

Si një lule që guxon të çelë

Edhe mbi dheun e ftohtë të kujtimit.


Por edhe në zemrat e thyera,

Nje shenjë jete shpërthen ngadalë,

Si dielli që ngre horizontin pas shiut,

Dhe lulet e dashurisë së heshtur,

Fillojnë të çelin përsëri,

Të kujtojnë se dashuria s’vdes kurrë…

Vetëm fle pak, për t’u zgjuar më e fortë.


UDHËTIMI I DRITËS


Nga ligësitë e errësirës

u ngjallën yjet si zëra të dritës së humbur,

duke ia zgjatur dorën diellit

që të kujtohej se edhe drita ka nevojë për errësirën

që të rilindë.


Shpezët panë qiellin e lodhur

dhe kuptuan se rruga nuk bëhet me hapa,

por me guximin për t’u ngritur mbi frikën.

Ata fluturuan drejt horizontit

si shpirtra që kërkojnë veten përtej kufijve.


E peshqit, nën heshtjen e ujit,

nuk u dorëzuan ndaj thellësisë,

por gjetën paqe në peshën e lehtësisë.

Uji s’ishte më strehë,

por rrugë drejt qetësisë së brendshme.


Dhe kështu, çdo krijesë e qiellit e tokës

kuptoi se drita, fluturimi dhe thellësia

janë vetëm mënyra të ndryshme

të të njëjtës kërkim:

të jesh, pa u zhdukur nga vetja.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...