RADIO VLERA

mercredi 12 novembre 2025

Mehmet RREMA : Buqetë poetike

Mehmet RREMA

 


















KUSH DO TA LEXOJË

Një tufë shigjeta të, përgjakura
Thyejnë qetësinë e bregut.
Feniksi qëndron sy hapur, akoma hesht, 
Mbështetur në kolonën e tij hiperbolike
Digjet toka …
Rëra kthehet në lot që verbon sytë e mjerë.

Pranvera ka frikë të vijë.

I pathyeshëm akulli në shpirtin njerëzorë.
Batica e sbatica rreth bregut psherëtimë thellë.
Valët kthehen në dallgë
Pamëshirshëmëria hap krahët degëthata 
Mblidhen rreth zemrës
Shigjeta të zjarrta shpojnë trupin e shpresës.

Dallgët godasin brigjet me furi
Shigjeta djegin shpirtin e luleve që fishken në degë
Sfinksi bën akoma roje, ruan qytetin.
Poeti shkruan vargje të një elegjie…
Bota, skllave e mashtrimit, kërkon të rimarrë veten.
Vallë do të arrijë, apo më parë do të shuhet?

Lumi i urrejtjes ndan brigjet e dashurisë 
Kush mund të ndërtojë urën e bashkimit
Kush mund të thajë lotin nga sytë
Kush mund të shkrijë akullin nga shpirti? 
Poeti shkruan një elegji
Në kujtim të kohës së dashurisë së pastër

Kush do ta lexojë?
Kokërrimtat e rërës kthehen në lot, lotët në lumë.
Deti mbushet, fryhet, kthehet në tsunam.
Brigjet e dashurisë lëkunden …
Ndjejnë rreziku të trokasë në dritaret gjysmëhapura
Malli për kohën pa akull kthehet në prush zemërdjegës.

Mbi brigje, ura shtrin krahët në ajër
Ato largohen sa mundin drejtë askundit në terr
Ku është shpërblimi për dashurinë që humbi
Në grinë e pashpresë të jetës?
Titaniku i luksit nuk kthen kokën mbrapa
Ndërsa pasagjerët e tij fundosen …


ATO NJOHIN VEÇ DASHUINË

Në çantën tënde
bashkë me libra pashë një thikë
djalë i mirë.
Nuk e vure re kur dole nga shtëpia? 
Maja e sajë, dalë, jashtë
të kishte grisur cepin e çantës
dhe ngjante me gjuhës e nepërkës.

Kush ta vuri thikën në çantë
djalë i mirë, kush ta përdhunoi dijen?
Librat qajnë, çanta jote pikon lot, 
që rrjedhin nga sytë e shqyer të tyre. 
 me të cilat frikësohen nga armët
ato njohin veç dashurinë 

Virgjërinë e pafajësisë ta mori ajo thikë
me të cilën ti u lidhe ngushtë 
pa ditur se çfarë dashurie kishe zgjedhur
ajo të pëshpëriste një melodi bajate
veshët tuaj i mësuan me ëmbëlsinë e sajë
ajo të përkëdhelte sedrën tënde prej të “forti”

I dashuruar me armën, braktise librat
ato në çantën e braktisur i nënshtrohen mykjes
si mendja jote bllokuar nga ëndrra e të fortit
derisa ecpltdote egërsisht mbi moshatare tënde 
sepse ajo 
paska shkelur mbi krenarinë, të paska” lënë”

Ndoshta një ditë do të bëhesh njeri
apo përjetësisht kriminel në qelitë e errëta
ajo nuk kthehet më në jetë, çfardo të bëhesh ti
sepse jeta po iku nuk kthehet më
thika gjuhënepërkë me shkëlqimin e sajë
gjumin do ta prishë përjetësisht 


DITËT JANË TË SHKURTRA 

O, njeri i mirë kudo të jeshë
Shtroi shinat e lumturisë
Duke i mbështetur fort në truallin e drejtë
Dhe do të shikosh
Se në zemrën tënde do të çelin mimozat
Lajmëtari të pranverës

Shinat e lumturisë
Shtroi vetë, njeri i mirë
Mos prit të tjerët të shtrojnë shinat tuaja
Sepse secili ka diçka për të bërë në këtë jetë
Diçka të bëjmë për vete dhe të tjerë
Pranverën e lumturisë ta gëzojmë njëlloj

Shtroje rrugën tënde nga do të shkosh 
Për një kohë deri në përjetësi 
Shtrëngoje fort, fatin tënd të verbër
Mbroje nga fatkeqësia sypanterë që i buzëqesh
Lufto deri në perëndim
Të lësh emrin e lartë “njeri i mirë”

Ditët janë të shkurtra 
Dielli shpejt fshihet pas mali
Mos e le ditën të shkojë pa një urim
Sepse ajo që ikën, mbrapsht, nuk kthehet më
Jeta jonë matet me ditën dhe i ngjan asajë
Njeri i mirë shtroje një shinë në truall të dre

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...