RADIO VLERA

mercredi 18 mars 2026

Shkurte BERISHA : SHPIRT I NGRIRË

Shkurte BERISHA










 Shpirt i ngrirë


Kishte kohë që s’më dilte më loti,

as dhimbja nuk më dhimbte më;

nuk e ndieja çfarë ishte i ftohti,

gëzimi nuk guxonte të nxirrte zë.


Askush nuk mund të më lëndonte,

as shpirti më nuk po rënkonte;

pranë njerëzve rrija si e mpirë,

dukej që shpirti më kishte ngrirë.


Një ditë nuk po ndihesha plot,

nga syri, papritur, pikoi një lot;

zemra fort seç m’u shtrydh,

fjala në buzë m’u ndrydh.


Aq shumë isha e përfshirë,

sa shpirti më ishte shkrirë;

loti i ngrirë e i bërë akull

tani mbi faqe nxirrte avull.


Shkurte Berisha, 14 mars 2026

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Rinore Zymeri - Buqetë poetike

Rinore Zymeri Jeta në thjeshtësi Nuk dua pallate që prekin retë, as pasuri që zemrën e lënë shkretë, më mjafton një buzëqeshje në mëngjes, d...